Loading…

Thaçi në Hoçë të Madhe u ofron pajtim serbëve

  • 12/12/2016 | 17:03

Thaçi në Hoçë të Madhe u ofron pajtim serbëve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka nderuar sot viktimat e luftës së Kosovës, në Hoçë të Madhe dhe në Therandë, së bashku me Prenk Gjetaj, Kryetarin e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit.

Përmes një publikimi në rrjetin social Facebook, presidenti tregon se ka takuar edhe përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve, nga komuniteti shqiptar dhe nga komuniteti serb.

Thaçi thotë se nga ta ka mësuar se i ka bashkuar dhimbja e shkaktuar nga lufta por edhe dëshira për t’i dhënë fund sa më parë agonisë së tyre.

“Por, ajo që është edhe më e rëndësishme, nga ta mësova se për të mirën e ardhmërisë sonë, për të mirën e paqes e stabilitetit, duhet që të tejkalojmë veten tonë, të ngrehemi mbi ndjenjat që kemi për përkatësinë tonë etnike, fetare, politike dhe të shikojmë dobinë e përgjithshme”, shkruan presidenti në Facebook-un e tij.

Përveq Hoçës së Madhe, Thaçi ka vizituar sot edhe Suharekën dhe ka vendosur lule në përkujtimoren e familjes Berisha. Ai, shkruan se përkujtoi dhe u lutë për viktimat gjatë dhe pas luftës, pa dallim nacionaliteti.

“Kosova duhet të lirohet nga plagët e luftës. Tani është koha për të vërtetën dhe pajtimin”, ka shkruar Thaçi./gazetametro.net

thaci-hoce-e-madhe

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë