Loading…

Thaçi nderon serbët e vrarë në Hoçë të Madhe të Rahovecit

  • 12/12/2016 | 12:17

Thaçi nderon serbët e vrarë në Hoçë të Madhe të Rahovecit

(Foto nga arkiva)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka  nderuar 84 serbë të Kosovës të rënë në Hoçë të Madhe të Rahovecit gjatë viteve 1998-2000.

“Sot sapo vumë lule në këtë pllakë përkujtimore për 84 qytetarë serb të  Kosovës,  jemi sot këtu për të kujtuar dhe lutur për viktimat gjatë dhe pas luftës pa dallim nacionaliteti”, tha ai.

Thaçi theksoi më tutje  se familjarët e të  pagjeturve janë shemb ull për të gjithë të tjerët dhe  “duhet të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të ardhmen e vendit tonë dhe se duhet që njëherë e përgjithmonë ta përfundojmë agoninë e familjarëve”.

“Nga familjarët e pagjeturve dhe takimet që  kemi zhvilluar me ta mesojmë se dhimbja është e njëjtë  për të gjithë, për secilin prind, për secilën familje, për secilin komunitet”.

“Për të vërtetën dhe pajtimin,  për të vërtetën kërkohet sakrificë dhe kërkoj që të gjithë që të ngriten mbi vetveten mbi përkatësinë nacioanale në shërbim të demokracisë, në shërbim të së ardhmes, në shërbim të europianizimit të Kosovës dhe shoqërisë multietnike, në emër dhe shërbim të së ardhmes euroatlantike dhe eurpoiane të Kosovës”.

“Duhet të zbardhet  fati i të pagjeturve, të ngadhënjejë drejtësia e të ndodhë pajtimi. Kosova nuk duhet të mbetet peng i së kaluarës së errët por me mirëbesim dhe bashkërisht ta ndërtojmë të ardhmen të gjithë pa dallim, ky është misioni ynë, vizioni ynë që të punojmë të gjithë pa asnjë dallim, qoftë politik, qoftë etnik, qoftë të besimit”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

Gjatë muajit korrik, kryetari i shtetit  pati vendosur kurore lulesh në memorialin e 14 qytetarëve serbë të vrarë menjëherë pas luftës  në fshatin Grackë të Lipjanit, vizitë kjo që pati nxitur reagime të mëdha. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë