Loading…

Thaçi: Ndaj Serbisë të jemi unik, pozitë dhe opozitë

  • 01/11/2018 | 17:14

Thaçi: Ndaj Serbisë të jemi unik, pozitë dhe opozitë

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në kuadër të takimeve në Konferencën e Sigurisë së Munihut, që po mbahet në Minsk të Bjellorusisë, ka thënë se dialogu është rruga e vetme që do të mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. 

Thaçi ka thënë se jemi larg një marrëveshje, por ai sheh një vullnet nga ndërkombëtaret që ky proces të ecë përpara dhe të gjendet një zgjidhje, njofton gazetametro.net.

“Mundësia për marrëveshje është reale, jemi larg, por në të njëjtën kohë shoh mundësi dhe shoh vullnet prej bashkësisë ndërkombëtare që të shtyhet ky proces përpara por në fund të fundit dy vendet tona, Kosovë, Serbi, janë ato që vendosin për marrëveshjen, për të marrë përgjegjësi të kësaj ujdie paqësore që nënkupton definitivisht njohjen reciproke, që nuk do të ketë në asnjë rrethanë kufij në baza etnike, nuk do të ketë shkëmbim të popullatave e gjithashtu nuk do të ketë probleme, nuk do të ketë shqetësime çfarë paraqiten aty këtu”, tha Thaçi.

Ai shpreson dhe beson se marrëveshja paqësore Kosovë-Serbi do të jetë një marrëveshje që do të sjellë më tepër paqe dhe stabilitet në tërë Ballkanin Perëndimor dhe frymë edhe më të fuqishme evropiane./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë