Gazetarëve sot iu drejtua kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri. Foli për situatat e krijuara së fundmi, duke u nisur nga krijimi i komunave serbe e deri tek ngjarja e fundit me trenin.
Për të gjitha këto situata Ymeri i Vetëvendosjes po i fajëson tre krerët më të lartë të shtetit, Thaçin, Mustafën dhe Veselin.
Sepse këta të tre sipas Ymerit ndikuan direkt ose edhe indirekt për situatat e krijuara.
Sot sipas Visar Ymerit Kosova është e kërcënuar me luftë si asnjëherë më parë qysh prej vitit 1999. E më e keqja sipas tij është udhëheqja shumë e keqe e Kosovës.
Këta persona madje nuk janë zgjidhja por problemi. Andaj Ymeri thotë se duhet të largohen.
“Nënshkruesit e Zajednicës nuk veprojnë për një Kosovë sovrane, por për një Zajednicë dhe ringjalljen e saj. Prandaj këta të tre duhet të largohen sa më shpejtë. Zgjedhjet demokratike dhe ndryshimi rrënjësor janë rruga përpara”, tha Ymeri para gazetarëve, shkruan gazetametro.
Ymeri u ka bërë thirrje po ashtu edhe shteteve mike të Kosovës, që tashmë vetëm se kanë njohur Pavarësinë e saj, që t’i kthejnë sytë nga Ballkani dhe ta kuptojnë që e vetmja mënyrë është dekonolizimi./gazetametro.net