Presidenti i vendit Hashim Thaçi sapo ka publikuar disa fotografi nga pritja shtetërorë për Ditën e Pavarësisë.
I rrethuar me shumë personalitete të ndryshme, vendorë e ndërkombëtarë presidenti ka shkruar edhe ca fjalë për këtë ditë.
“Në pritjen shtetërore për Ditën e Pavarësisë, me shumë miq vendorë e ndërkombëtarë, që çdo ditë japin kontribut për forcimin e shtetit tonë. U jemi mirënjohës të gjithë atyre që kanë punuar dhe sakrifikuar për këtë ditë. Kujtimi për ta do të jetë gjithmonë udhërrëfyes për ne. HTH”, ka shkruar Presidenti në profilin e tij në Facebook. /gazetametro.net