Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar përmes rrjetit social Facebook, se i është ndarë, medalja Nderi i Akademisë, nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
Jam shumë mirënjohës për medaljen, “Nderi i Akademisë”, që pranova sot nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Janë bërë shumë përpjekje për t’i ndarë shqiptarët edhe në identitet, por akademikët mbeten gardianët e tij, ka shkruar Thaçi.
Ndërsa ka theksuar se kufijtë politikë dhe shtetërorë nuk duhet t’i pengojnë akademitë tona shkencore për t’u ndjerë të bashkuar me njëri-tjetrin brenda një gjuhe e një kulture, brenda një bote shqiptare e brenda një identiteti.
“Është shumë e rëndësishme për dy akademitë shqiptare, për institucionet të tjera shkencore që të kontribuojnë maksimalisht për të hequr çdo pengesë që të kemi një hapësirë të vetme kulturore, gjuhësore, letrare, shpirtërore”, ka thënë Thaçi./gazetametro.net