Kreu i shtetit Hashim Thaçi, ka kujtuar betejën e Rezallës. Ai 26 nëntorin e konsideron datë të rëndësishme pasi që me 26 nëntor 1997 është zhvilluar beteja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj forcave serbe.
“Më 26 nëntor 1997, në Rezallë të Re u zhvillua një betejë e rëndësishme e njësiteve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me forcat serbe, të cilat një ditë më parë kishin sulmuar komandantin e njohur Abedin Rexha në Vojnik”, thënë Thaçi.
“Duke u tërhequr me humbje dhe turp, forcat serbe vranë mësuesin Halit Geci. Varrimi i mësuesit Geci u bë më 28 nëntor, me praninë e një mase të jashtëzakonshme”.
Ai tregoi se pas varrimit të mësuesit Geci më 28 nëntorë, përfaqësuesit e UÇK-së dolën publikisht dhe u mirëpritën, dhe në ata kohë Kosova po hynte në një fazë të zhvillimeve ushtrake dhe politike intensive./gazetametro.net