Loading…

Thaçi: Kosovën e presin vendime të mëdha

  • 21/03/2017 | 10:33

Thaçi: Kosovën e presin vendime të mëdha

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se partitë politike në Kosovë kanë një bashkëpunim sepse, sipas tij, vendin po e presin vendime të mëdha siç është çështja e Demarkacionit, transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri dhe Asociacionit.


Këto komente i pari i vendit, i bëri në konferencën “Lansimi i programit të Fondacionit Westminister për Demokraci në Kosovë”. Presidenti i vendit me këtë rast e konsideroi si hap të rëndësishëm këtë program.

‘Për dallim kur kishim nevojë për përkrahje të dal nga lufta, sot kemi nevojë për projektin e fuqizimit për demokraci në Kosovë’, u shpreh ai.

Tutje Thaçi foli edhe për dekriminalizimin e partive politike, e siç potencoi ai, partitë duhet të kenë kod të sjelljes.

‘’Si president kam propozuar dekriminalizimin e partive politike, kam hedhur idenë që partitë politike të kenë një kod të sjellje’’, tha presidenti i vendit. Thaçi beson se të nëjtin synim e kanë edhe WFD.

Si përfitues më të mëdhenj të këtij fondacioni, ai i sheh gjeneratat e reja të politikanëve.

Ndërsa, ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Conell ka theksuar se institucioneve në Kosovë, qytetarët ju besojnë më së paku, sidomos partive politike.

Ai tha se institucionet lokale kanë njerëz që janë nën hetime për krime serioze. Sipas tij, askush nuk guxon të jetë mbi ligjin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë