Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka komentuar raportin e sivjetmë të Komisionit Evropian për Kosovën.
Përmes rrjetit social Facebook, ka thënë se Bashkimi Evropian në mungesë të unitetit përbrenda ka dështuar dhe po vazhdon të dështoj në trajtimin e Kosovës në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera që aspirojnë anëtarësimin në BE.
Si pasojë e kësaj qasje të BE-së, Thaçi ka thënë se Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm i izoluar në Ballkanin Perëndimor dhe perspektiva e anëtarësimit në BE mbetet tepër e paqartë.
Ai më tej ka shtuar duke thënë se, fokusi i raportit edhe këtë radhë është tek ngecjet dhe kritikat e ndryshme. Por, derisa në njërën anë këto ngecje mund të jenë reflektim i gjendjes në vendin tonë, në anën tjetër ai ka thënë se ato qëllimshëm theksohen tejmase për të justifikuar paaftësinë dhe jounitetin e BE-së për t’ia ofruar Kosovës perspektivën e sigurt të anëtarësimit./gazetametro.net