Loading…

Thaçi kërkon ndryshim të kodit penal

  • 22/11/2016 | 09:56

Thaçi kërkon ndryshim të kodit penal

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në takimin e parë të grupit punues për plotësim-ndryshimin e Kodit Penal dhe të Procedurës Penale, të organizuar nga Ministria e Drejtësisë

“Ashtu siç kam premtuar, kam kërkuar dhe inicuar ndryshimin e kodit penal dhe të procedurës penale të Kosoves”, tha Thaçi.

“Ne të gjithë jemi dëshmitarë se ndryshimet botërore si terrorizmi kërkojnë infrastrukturë ligjore për luftimin e këtyre dukurive, besoj fuqishëm se nisma të tilla tregojnë se Kosova po lufton fuqishëm për të luftuar krimin”, tha ndër tjerash presidenti i Kosovës.

Thaçi tha se poashtu ai inkurajon ministrinë e drejtësisë që të ketë bashkëpunim maksimal që ndryshimet legjistalive të jenë të thella”
Ndërsa, ministrja e drejtësisë Dhurata Hoxha në fjalën e saj tha që ata kanë vërejtur nevojën e rishikimit të kodit penal dhe procedurës penale të Kosovës.

 

“Përmes këtij procesi synojmë përparimin e legjislacionit në fushat si krim i organizuar dhe korrupsion”, tha Hoxha.

E gjithë këto zotime i mirëpriti kryesuesi i Këshillit gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi.

“Këshilli gjyqësor mirëpret angazhimin e presidentit dhe të ministres për rishikimin e legjislacionit, gjykatat janë të interesuara që legjislacioni të përmirësohet”, tha Idrizi./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë