Loading…

Thaçi kërkon drejtësi për shqiptarët e serbët e vrarë (Video)

  • 28/01/2017 | 11:15

Thaçi kërkon drejtësi për shqiptarët e serbët e vrarë (Video)

I pari i vendit, Hashim Thaçi, po kërkon drejtësi për gjithë shqiptarët që janë vrarë, e po ashtu, ai ka kërkuar drejtësi edhe për serbët që u vranë pasluftës në Kosovë.


Këto fjalë i ka thënë presidenti në Konferencën Vjetore të Prokurorëve, ku ka thënë se sistemi i drejtësisë ende s’ka dhënë drejtësi për masakrat që kanë ndodhur prej Mejës e deri te vrasja e serbëve në Lipjan apo Gorazhdec.

Presidenti ka thënë se ka takuar familjarët e viktimave të të gjitha nacionaliteteve dhe ka thënë se të gjithë po kërkojnë drejtësi.

“Takoj dhe vizitoj edhe familjarët e atyre ngjarjeve të dhimbshme të krimit të rëndë që ka ndodhur në Lipjan që janë vrarë, apo të fëmijëve që janë vrarë në Gorazhdec. Të gjithë i bashkon një kërkesë: Drejtësi”, ka thënë Presidenti.

“Krimi është krim. Ai nuk vjetrohet apo harrohet. Përkushtimi im është që të punojmë të gjithë, në veçanti, ju do ta keni përkrahjen e plotë për drejtësi të plotë, edhe në çështje të ndjeshme”, ka thënë Presidenti.

“Detyra e Prokurorit është e shenjtë. Me suksesin tuaj, Kosova do të jetë vend edhe më mirë për të jetuar”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë