Loading…

Jap dorëheqje nëse nuk votohet Ushtria

  • 10/03/2017 | 17:45

Jap dorëheqje nëse nuk votohet Ushtria

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka folur sërish për Projektligjin për FSK’në që tashmë e ka dërguar në Qeveri e shumë shpejt pritet që të dërgohet edhe në Kuvend për votim.


Ai, përkundër të gjithave thotë se nuk ka kthim mbrapa.

Përndryshe në e emisionin “Debat` sonte do të tansmetohet një intervistë ekskluzive me presidentin, e cila veç se është gjiruar por do të transmetohet më vonë.

RTK, transmeton se presidenti ka thënë në këtë intervistë që do të japë dorëheqje nëse nuk votohet ligji për ushtrinë.

“Askush nuk ka pse të befasohet. Ushtria e Kosovës do të bëhet në kordinim me faktorët relevantë ndërkombëtarë. Kanë qenë të konsultuar dhe të informuar për të gjithë procesin. Më herët janë informuar dhe konsultuar edhe partnerët e koalicionit dhe Kryetari i Kuvendit. Gjithçka është ligjore. Presidenti ka të drejtë të ngrejë çështje. Si komandant suprem i Forcave të Armatosura të Kosovës vlerësoj se kjo çështje duhet të mbyllet njëherë e përgjithmonë. Falënderoj veçanërisht Kryetarin e Kuvendit të Kosovës Kadri Veselin”, citohet të ketë thënë Thaçi gjatë intervistës në emisionin “Debat”, e cila do të transmetohet e plotë sonte në RTK.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë