Loading…

Thaçi i vetëm në Bruksel përballë palës serbe

  • 26/07/2018 | 09:36

Thaçi i vetëm në Bruksel përballë palës serbe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të shkojë pa përkrahjen e opozitës në takimin e radhës (të tretin) të fazës finale të dialogut me Serbinë, pasi opozita e vendit vazhdon të mos e pranojë në asnjë mënyrë atë si kryenegociator. Ky takim pritet të zhvillohet në fillim të muajit shtator në Bruksel.

8:21, 26 Korrik 2018Në fillim të shtatorit të këtij viti është paraparë të mbahet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë.

Mirëpo edhe në këtë takim presidenti i Kosovës Hashim Thaçi do të shkojë pa përkrahjen e opozitës, pasi këta vazhdojnë ta kundërshtojnë fuqishëm atë si kryenegociator.

Por pavarësisht kësaj presidenti Thaçi ka vazhduar thirrjet për konsensus në vend për dialogun, shkruan më tutje “Zëri”.

Në anën tjetër njohësit e procesit të dialogut e shohin si të pamundur arritjen e një konsensusi deri në takimin e radhës.

Ata thonë se mospajtimet mes pushtetit dhe të opozitës së vendit janë të mëdha, madje Kuvendi i Kosovës po luan një rol shumë të dobët karshi kësaj faze të dialogut.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë