Loading…

Thaçi i vetëm: Gjermania, Britania dhe Franca kundër idesë për ‘korrigjim kufijsh’

  • 15/08/2018 | 08:08

Thaçi i vetëm: Gjermania, Britania dhe Franca kundër idesë për ‘korrigjim kufijsh’

Shtetet më të fuqishme të Evropës, si: Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca kanë dhënë qëndrim kundër idesë së presidentëve Hashim Thaçi e Aleksandër Vucic për të bërë ndryshime në kufirin Kosovë-Serbi


Shqetësimi që ato kanë është se ideja, që bart me vete rrezikun për ta destabilizuar rajonin, gëzon mbështetjen e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump , shkruan sot “Koha Ditore”.

Një ditë më parë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë qartë se “integriteti territorial i vendeve të Ballkanit është i vendosur dhe i pandryshueshëm” dhe se “kjo duhet të përsëritet vazhdimisht, për shkak se vazhdimisht ka përpjekje që ndoshta të bisedohet për kufij, dhe se nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë”.

E përditshmja franceze “Le Monde” ia ka kushtuar të martën një artikull të veçantë çështjes që lidhet me ndryshimin e kufijve. E ka parë atë si lojë të rrezikshme. Që në krye të artikullit është theksuar se kjo perspektivë i frikëson evropianët. Aty theksohet se britanikët tashmë e kanë refuzuar këtë zgjidhje.

Portali amerikan “BuzzFeedNews” e ka tematizuar të njëjtën çështje dhe ka raportuar se zyrtarët evropianë janë të shqetësuar nga qasja e administratës së Trumpit. Një diplomat francez ka thënë se ideja e diskutimit të kufijve është destabilizuese.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë