Loading…

Thaçi i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Mustafës, s’munda ta vizitoja

  • 15/01/2018 | 11:01

Thaçi i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Mustafës, s’munda ta vizitoja

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i shqetësuar për gjendjen shëndetësore të ish-kryeministrit Isa Mustafa.


Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi thotë se me të informuar për gjendjen shëndetësore të liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka kontaktuar me familjarët e tij.

“Që nga momenti i informimit për gjendjen shëndetësore të ish kryeministrit Isa Mustafa vura kontakt me bashkëpunëtorët dhe familjarët e tij. Shpreha gatishmërinë për ta vizituar, por procedurat e trajtimit të tij nuk ma mundësuan një gjë të tillë”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti Thaçi është shprehur se përmes telefonit i ka ofruar përkrahje të plotë për shërimin e Mustafës kudo të jetë e nevojshme.

“I uroj shëndet dhe sa më parë t’i kthehet familjes së tij si dhe obligimeve institucionale”, ka shkruar Thaçi.

Isa Mustafa raportohet se është dërguar në Gjermani për shërim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë