Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është i shqetësuar me modelin e sulmeve terroriste, i fundit ka ndodhur sot në Jerusalem ku sulmuesi ka përdorur kamionin për të vrarë njerëz.
“Një tjetër sulm vdekjeprurës pas përdorjes së kamionit, tash në Jerusalem”, ka shkruar ai, transmeton gazetametro.net
“Jam i shqetësuar me modelin e sulmeve terroriste, dialogu nuk ka alternativë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook. /gazetametro.net