Loading…

Thaçi i shpreh ngushëllime familjes së policit të gjetur në Lepenc

  • 03/05/2018 | 17:21

Thaçi i shpreh ngushëllime familjes së policit të gjetur në Lepenc

Pas gjetjes së njërit nga policët e zhdukur në Lumin Lepenc, Presidenti Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes. Ai nëpërmjet një statusi në facebook ka thënë se bashkëndjenë me dhimbjen e familjes së policit.

Thaçi ka falenderuar angazhimin e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e angazhuar vullnetarisht rreth këti rasti, shkruan gazetametro.net.

“Njësitet e FSK-së, Policinë e Kosovës dhe qytetarët e angazhuar vullnetarisht i falënderoj për punën dhe mbështetjen e tyre, kurse familjarëve të të ndjerit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Bashkëndjejmë me dhimbjen e tyre”, shkroi Thaçi në facebook.

Ministria e FSK-së njoftoi se trupi i gjetur është i policit Malsor Dashi.

Dy policët, Malsor Dashi e Armend Trena, mesnatën e së shtunës janë përfshirë në një aksident në magjistralen Kaçanik-Han i Elezit./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë