Loading…

Thaçi i quan absurde akuzat se po ndërhynë në fushatë

  • 01/06/2017 | 23:09

Thaçi i quan absurde akuzat se po ndërhynë në fushatë

Presidenca e Republikës së Kosovës ka hedhur hedh poshtë dhe i konsideron absurde akuzat publike e atyre partive politike, që po e akuzojnë për ndëryrje në fushatën elektorale.


Presidenca thotë se një parti e caktuar politike, aktivitetet publike dhe kushtetuese të Presidentit, po tenton t’i klasifikojë si ndërhyrje në fushatën elektorale.

Presidenca në përgjigjet për lajmi.net, pas pyetjeve lidhur me vërejtjet e LDK-së, thotë se rikonfirmon përkushtimin e Presidentit për të siguruar një proces zgjedhor transparent dhe me pjesëmarrje të larte të qytetarëve të Kosovës.

Tutje, Presidenca thotë se, aktivitetet e parapara të Presidentit brenda dhe jashtë Kosovës do të vazhdojnë të realizohen pa asnjë pengesë ashtu siç janë paraparë, pavarësisht fushatës elektorale në Kosovë.

“Presidenti i Republikës së Kosovës është simbol i unitetit qytetar dhe politik në Kosovë dhe përfaqëson në mënyrë të barabartë interesat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe partive politike”, thekson presidenca.

Për më tepër, Presidenca në përgjigjet për këtë temë të ngritur në opinion nga partitë politike, por edhe nga mediat, kërkon nga partitë politike të përmbahen nga përpjekjet e zbehta për të involvuar Presidentin në fushatat e tyre elektorale. “Përpjekjet e tilla janë të dështuara”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë