Loading…

Thaçi i kërkoi distancë sot drejtorit të konvikteve: Ma anej pak

  • 27/03/2020 | 18:10

Thaçi i kërkoi distancë sot drejtorit të konvikteve: Ma anej pak

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i ka kërkuar sot Drejtorit të Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta, që të mbajnë distancë në mes vete ashtu siç është rekomanduar edhe nga Organizata e Shëndetit Botëror, në parandalimin e koronavirusit, shkruan Gazeta Metro.


Presidenti Thaçi sot ka vizituar Qendrën e Studentëve, ku nga afër ka vëzhguar edhe masat që janë marrë për t’u kujdesur për kosovarët e kthyer nga jashtë, në këtë kohë kur e gjithë bota po lufton kundër COVID-19.

”U impresionova me përgatitjen e lartë të personelit shëndetësor, por edhe të stafit teknik për të krijuar kushte sa më të mira për qytetarët e vendosur në karantinë”, është shprehur Thaçi nga aty.

Mirëpo para se të jap deklaratë për media, Thaçi u paraqit së bashku me drejtorin e kësaj qendre, Fatmir Sifshta, ku presidenti kërkoi diçka nga ai.

”Ma anej pak, ma anej”, dëgjohet duke i thënë Thaçi, Sfishtës, e cila sigurisht që kjo është një rregullore ku njerëzit duhet të mbajnë distancë në mes vete, si parandalim i koronavirusit.

Më poshtë keni videon e këtij momenti. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë