Loading…

Thaçi i dorëzohet presionit ndërkombëtar: Specialja nuk shfuqizohet

  • 01/02/2018 | 15:08

Thaçi i dorëzohet presionit ndërkombëtar: Specialja nuk shfuqizohet

E plotësuar 15:21

Liderët e vendit janë pajtuar që të mos ketë shfuqizim të Gjykatës Speciales. Kështu ka deklaruar për herë të parë sot Presidenti Hashim Thaçi, shkruan Gazeta Metro.


Pas një kohe të gjatë të ushtrimit të presionit nga Ambasada e Amerikës dhe ajo e Britanisë së Madhe, Thaçi duket se ka ndryshuar mendimin e shprehur më parë lidhur me nismën e deptutetëve për shfuqizimin  e ligjit që themeloi dhomate e specializuara.

Të njejtën qasje ka shfaqur edhe kryeministri Ramush Haradinaj në një intervistë për DW, ku u shpreh se nisma për shfuqizimin do të rezultojë pa sukses.

“Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet. Ky është qëndrim i Kosovës i prezantuar nga Presidenti i vendit”, ka thënë Thaçi në një konferencë që është duke e mbajtur me gazetarë në këto momente, shkruan Gazeta Metro.

Ai ka thënë që Kosova nuk rrezikohet nga bashkëpunimi me drejtësinë ndërkombëtare.


15: 08 – Presidenti Thaçi nuk ia uron Xhavit Halitit ballafaqimin me Gjykatën Speciale

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ditë më parë kishte thënë se është kundër zhbërjes së Gjykatës Speciale dhe kishte shprehur dëshirë që të përballej me këtë gjykatë.


Por, presidenti Hashim Thaçi tha se këtë gjë nuk ia uron ish-bashkëpartiakut të tij, shkruan gazetametro.net

‘Unë e njoh zotin Haliti dhe gjithmonë jam lutur t’i plotësohen dëshirat. Por, këtë herë, nuk uroj t’i plotësohet kjo dëshirë’, ka thënë Presidenti Thaçi.

Ndërkohë i pari i vendit u pyet për qëndrimin e tij për zhbërjen e Gjykatës Speciale pas kundërshtimit të ndërkombëtarëve, por ky i fundit tha se ka qenë i qartë gjithmonë.

Thaçi kujtoi kohën kur ishte kryeministër i Kosovës, duke qartësuar se pse kishte pranuar të negociojë për krijimin e Speciales, duke thënë se ‘nuk kishim asgjë për të fshehur’, mirëpo sipas tij qasja e ndërkombëtarëve ka qenë selektive pasi akoma nuk është vepruar asgjë për gjithë masakrat që Serbia i ka kryer në Kosovë.

Ai e ka quajtur si ‘fantastiko-shkencor’ raportin e Dick Martyt, mbi pretendimet e të cilit edhe është nisur krijimi i Gjykatës Speciale. ‘Krijimi i Gjykatës Speciale është imponuar’, ka thënë i pari i vendit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë