Loading…

Thaçi, homazhe te varri i aktivistit të LDK’së

  • 18/01/2017 | 08:46

Thaçi, homazhe te varri i aktivistit të LDK’së

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të bëjë homazhe te varri i Haki Imerit në fshatin Turiqec të Skënderajt.


Sipas njoftimit për media nga Presidenca, Thaçi do të marrë pjesë edhe në Akademinë Përkujtimore kushtuar aktivistit të LDK-së, Haki Imerit.

Haki Imeri u vra në Drenicë më 2 nëntor të vitit 1999.

Ai ishte funksionar i LDK-së si dhe një arsimtar i përkushtuar dhe atdhetar.

Përgjegjësit për vrasjen e Imerit nuk u arrestuan kurrë, derisa vrasja e tij konsiderohet politike.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë