Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Uashingtoni zotohet se Ramush Haradinaj shumë shpejt do të kthehet Kosovë.
Akuzat ndaj tij, tha presidenti i vendit, se janë të pa baza dhe tentim për ta njollosur luftën çlirimtare të UÇK-së.
“S’ka asnjë argument se do të ndodhë ekstradimi i Haradinajt. Kjo është një kërkesë fanatike, por e drejta do të ngadhënjejë”, ka deklaruar Thaçi për TV21.
“Është veprim i papranueshëm. Ka cenuar jo vetëm dinjitetin e Haradinajt, por edhe të qytetarëve të Kosovës. Vendimi më i drejtë do të ishte nëse BE-ja do t’i vënte kushte Serbisë për integrim”, ka shtuar Thaçi.
“Sjellja e Serbisë i cënon raportet tona dhe tërë atë angazhimin korrekt të Kosovës”. /gazetametro.net