Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk ka mundur t’i bindë as pesë shtetet anëtare për ta njohur Kosovës dhe Nuk mund ta bindë as Serbinë, shanset sipas tij për këtë janë zero, shkruan Gazeta Metro.
“Mungesa e unitetit në BE u reflektua edhe në gjasat dhe mundësitë për të arritur një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi. BE dhe shtetet anëtare nuk kanë arritur ende të bindin 5 vendet për ta njohur pavarësinë e Kosovës. Ndërsa nuk shihet se ka shpresë që t’i bindin këto vende për ta njohur Kosovën, e lëre më ta bindin Serbinë, shanset janë për këtë zero”, tha Thaçi.
Thaçi nga ana tjetër thotë se Kosova duhet ta shfrytëzojë vëmendjen e shtuar të SHBA’së për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.
“Duhet të tregohemi të mençur të shfrytëzojmë maksimalisht shancin e ofruar. Presidenti Trump ka shtuar vëmendjen për Kosovën dhe Ballkanin. Kemi një emisar special që me vizion po angazhohet për marrëveshje… Ky është një momentum i ri, që duhet ta shfrytëzojmë. Humbja e këtij momentumi nënkupton rritje të status quos, mosrritje ekonomik”, është shprehur Thaçi.//gazetametro.net