Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për vizitën e presidentit të Serbisë në Kosovë, Aleksander Vuçiq, vizitë kjo e cila u zhvillua të shtunën.
Thaçi përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook ka thënë se përkundër disa deklaratave populiste, vizita kaloi pa ndonjë incident.
Sipas tij, kjo është një sjellje civilizuese dhe tolerante që dëshmon pjekurinë tonë qytetare dhe shtetërore, shkruan Gazeta Metro.
Ndër të tjerash, ai edhe njëherë ka përmendur rëndësinë për vazhdimin e dialogut, duke besuar se shumë shpejt do të ndodh kjo gjë.
Ndryshe, Vucic erdhi dje në Kosovë pas vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanovic.
Ai fillimisht kishte planifikuar në agjendën e tij që të qëndronte në Kosovë për dy ditë, të shtunën e të dielën, por në fund i kishte përfunduar takimet që ditën e parë.
Edhe pse i kishte përfunduar takimet qysh dje, Vuçiq nuk ishte kthyer menjëherë në Beograd, ai e ka kaluar natën në Kosovë.
Ky është postimi i tij: