Loading…

Thaçi: Është koha për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, duhet të lëvizim përpara

  • 31/10/2018 | 13:11

Thaçi: Është koha për një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, duhet të lëvizim përpara

Presidenti Hashim Thaçi, po merrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut, që po zhvillohet në Minsk të Bjellorusisë, ka thënë se tash është koha për arritjen e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë.


Thaçi ka folur para pjesmarrësve duke thënë se është koha për arritjen e një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, marrëveshje kjo që është e obligueshme ndërkombëtarish, njofton gazetametro.net.

Presidenti Thaçi ka thënë se për arritjen e kësaj marrëveshje po punon SHBA’ja dhe BE’ja.

Postimi plotë i Thaçit:

Në Konferencën e Sigurisë së Munihut, që po i zhvillon punimet në Minsk të Bjellorusisë, kam folur për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. Theksova se tani është koha për arritjen e një marrëveshjeje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshje që është e obligueshme ndërkombëtarisht. Një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila nënkupton njohjen e dyanshme në mes të Kosovës dhe Serbisë. Lidershipi në Kosovë dhe Serbi e dëshiron një marrëveshje të tillë, SHBA-ja dhe BE-ja e dëshiron dhe po punon drejt arritjes së kësaj marrëveshjeje dhe, tani, pa hamendje, të gjithë duhet të lëvizim përpara../gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë