Pesë ditë më parë Qeveria e Kosovës kishte miratuar propozimin e Ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për të vendosur masën prej 100 për qind ndaj produkteve të Serbisë dhe atyre nga Bosnja, por ky vendim ngjalli reagime dhe tensione të shumta në Beograd.
E për ulje të tensioneve dhe për mundësinë e një takimi ‘qetësie’ mes dy presidentëve, atij serb Aleksandar Vucic dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po përkujdeset Komisari për zgjerim Johannes Hahn, njofton gazetametro.net.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Kocijançic, e cila ka thënë se Thaçi e Vucic janë kontaktuar nga Hahn,
ku të cilët janë pajtuar për një nevojë urgjente për qetësim të situatës dhe uljes së tensioneve.
Kocijançic ka bërë të ditur se Hahn i ka ofruar ndihmën e tij për arritjen e zgjidhjeve të shpejta dhe praktike për çështjen e tregtisë, njofton gazetametro.net.
Ndërkaq ajo ka treguar nëse BE’ja planifikon të ndërmarrë ndonjë masë si pasojë e taksës së Kosovës ndaj mallrave serbe, duke thënë se MSA-ja parasheh mekanizma përmes së cilëve do të zgjidheshin çështjet e hapura mes BE-së dhe Kosovës.
Të gjitha këto Kocijançic i ka thënë për mediumin serb ‘Tanjug.rs’, kujtojmë se ky medium është i afërt me qeverinë e Vucicit në Serbi. /gazetametro.net