Gjermania ka zgjedhur sot për president të ri, ish minisrin e Jashtëm Frank – Ëalter Steinmeier. Presidenti, Hashim Thaçi, dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me këtë rast e kanë uruar atë, duke shprehur bindjen se Gjermania do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën.
“Në emër të popullit dhe institucioneve tona, mikut të dëshmuar të Kosovës, Frank-Ëalter Steinmeier, ia uroj zgjedhjen e tij President i Republikës Federale të Gjermanisë. Jam i bindur se presidenti i zgjedhur Steinmeier dhe kancelarja Merkel do t’i adresojnë me përgjegjësitë më të larta të gjitha sfidat me të cilat po ballafaqohen shtetet e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor”.
“Roli i Gjermanisë është dëshmuar si vendimtar për stabilitetin në rajon, kurse mbështetja gjermane për Kosovën ka ndikuar shumë edhe në forcimin e subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Miku i Kosovës, Frank-Ëalter Steinmeier, ka qenë mbështetës i vazhdueshëm edhe sa ishte Ministër i Jashtëm i Gjermanisë, veçanërisht për dialogun me Serbinë, ndaj të cilit ne mbesim të angazhuar deri në normalizimin e plotë të marrëdhëniet tona si dy shtete të pavarura”, ka shkruar presidenti Thaçi.
Gjithashtu edhe kryeparlamentari Veseli, në urimin e tij, ka shprehur bindjen se Gjermania ka për të vazhduar të luajë rolin protagonist që ka në Evropë.
“E falenderoj përzemërsisht Z. Steinmeier për ndihmën që i ka dhënë Kosovës në postin e ministrit të jashtëm dhe i uroj sa më shumë sukses në përmbushjen e detyrës së re fisnike që ka marrë”, ka shkruar Veseli. /gazetametro.net