Loading…

Thaçi e Veseli përkujtojnë komandantin Ilaz Kodra

  • 30/04/2017 | 14:10

Thaçi e Veseli përkujtojnë komandantin Ilaz Kodra

Sot mbushen tetëmbëdhjetë vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, i cili ka qenë pjesë e celulave të para të UÇK-së dhe pjesëmarrës i të gjitha luftërave në Drenicë dhe rrethinë. Veprën e tij e kanë kujtuar me nderime edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi si dhe kryeparlamentari, Kadri Veseli.


“Sot, në 18 vjetorin e rënies heroike të Komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodra, kujtimi për të na vjen me dhimbje të madhe dhe krenari të lartë. Ai, bashkë me mijëra djem e vajza të UÇK-së, që dhanë jetën për liri, janë themeli mbi të cilin qëndron shteti ynë i pavarur dhe sovran”, ka shkruar Veseli.

Ndërsa, edhe Thaçi vlerësoi se rënia e Kodrës vërtetoi karakterin e thellë popullor të luftës çlirimtare, në të cilën, siç ai ka shkruar, shumë komandantë saj u flijuan, duke u bërë shembull i trimërisë, vendosmërisë dhe qëndresës. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë