Loading…

Thaçi e Mustafa shprehin ngushëllime për vdekjen e Helmut Kohl

  • 16/06/2017 | 19:20

Thaçi e Mustafa shprehin ngushëllime për vdekjen e Helmut Kohl

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Kryeministri në largim, Isa Mustafa, kanë shprehur ngushëllimet e tyre ndaj popullit gjerman për vdekjen e ish-kancelarit të Gjermanisë, Helmut Kohl.


“Gjermania dhe bota humbën Helmut Kohlin. Kosova nuk do ta harrojë kurrë mbështetjen e tij për lirinë dhe zemërgjerësinë  e tij për refugjatët tanë. Pusho në paqe”, është shprehur Presidenti Thaçi.

Ndërkohë, Kryeministri Mustafa, për vdekjen e Kohl’it është shprehur kështu: “Lidershipi i Helmut Kohlit hapi një kapitull të ri në historinë e botës. Ai ishte arkitekti i bashkimit të Gjermanisë. Ngushëllime popullit gjerman”.

Helmut Kohl ishte kancelari që shërbeu më së gjati në këtë post gjatë shekullit të kaluar. Ai vdiq në Gjermani në moshën 87 vjeçare. Kohl konsiderohet politikani më meritor për rënien e Murit të Berlinit dhe bashkimin e Gjermanisë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë