Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi gjatë vizitës që është duke zhvilluar në Turqi, me vete ka marrë edhe ministrin e Administratës Publike Mahir Yagcilar.
Prezenca e tij shihet edhe në këtë fotografi që ka siguruar gazetametro.net, teksa presidenti Thaçi merr çmimin Doktor Nderi.
Gazetametro.net kishte raportuar më herët se emri i ministrit Yagcilar është përmendur si kompetent për ambasador të Kosovës në Turqi.
Me prezencën e tij krahas Thaçit kjo si duket po forcohet edhe më shumë./gazetametro.net