Presidenti Hashim Thaçi është takuar në Davos të Zvicrës me Johannes Hahn, Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Politikë Evropiane të Fqinjësisë.
“Hahn më rikonfirmoi perspektivën e sigurt të Kosovës për integrim në BE, njëjtë sikurse për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook pas këtij takimi.
“Ai më garantoi se kjo perspektivë e sigurt do të reflektohet edhe në Strategjinë për Zgjerim të BE-së për shtetet e Ballkanit Perëndimor”.
“Ne gjithashtu u pajtuam sërish për domosdoshmërinë e ratifikimit sa më të shpejt të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e cila i hap rrugë liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar ai, transmeton Gazeta Metro.
http://gazetametro.org/thaci-spranon-te-flas-serbisht-ne-davos-u-kthene-shpinen-gazetareve/