Loading…

Thaçi e do Kosovën Republikë Presidenciale

  • 14/12/2016 | 19:36

Thaçi e do Kosovën Republikë Presidenciale

Një nga ndryshimet kushtetuese që Presidenti i Republikës së Kosovës,  Hashim Thaçi pritet t’ia propozojë Kuvendit është forma e zgjedhjes së Presidentit.

KohaVisioni ka siguruar dokumentin që është version i brendshëm i Zyrës së Presidentit, ku parashihen këto ndryshime.

Janë gjithsej 49 amendamente për ndryshimin e Kushtetutës. Bazuar në amendamentin 37, në Kushtetutë do të formulohet neni 86, sipas të cilit, presidenti i Kosovës zgjidhet drejtpërdrejt nga shtetasit e Kosovës me të drejtë vote. Për t’u kandiduar për president, kandidati duhet të mbledhë 15 mijë nënshkrime që dorëzohen në KQZ.

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50 për qind të votave në rundin e parë, atëherë mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve. Betimi bëhet para kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë