Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Televizionin TRT World ka theksuat se në jetën e tij kishte tri objektiva jetësore, të cilat u shndërruan më vonë në qëllime politike.
“E para ka qenë liria që e kemi arritur në qershor të vitit 1999, e dyta ka qenë bërja e Kosovës së pavarur dhe sovrane që e kemi arritur në vitin 2008, dhe tash jemi në fazën e tretë atë të integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian”, ka thënë Thaçi për televizionin turk, i cili transmetohet në gjuhën angleze.
Ai ka theksuar se nuk ka rrethanë, nuk ka çmim që mund të cenojë raportet e përjetshme të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.
http://gazetametro.org/trajkovic-thaci-eshte-ideatori-kryesor-per-ndarjen-e-kosoves/