Loading…

Thaci dhe Mustafa e ndalën trenin me tyta të pushkëve

  • 15/01/2017 | 22:22

Thaci dhe Mustafa e ndalën trenin me tyta të pushkëve

Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, pas provokimit të tensionimit të situatës në veri të Kosovës, me nisjen e trenit me simbole nacionaliste nga Beogradi për në Mitrovicë, tani po mundohet të marrë rolin e politikanit që evitoi gjakderdhjen. Ndërsa për homologun e tij kosovar, Isa Mustafa dhe presidentin Hashim Thaçi, po thotë se ndalën një tren me udhëtarë përmes tytave të pushkëve të gjata.


Këto deklarata ai i ka bërë në një intervistë në TV Pink, ku ka folur për zhvillimet e së shtunës me trenin rus që tentoi të hynte në Kosovë, përcjell gazetametro.net.

Ai ka thënë se veprimi i djeshëm i institucioneve të Prishtinës ishte në kundërshtim me marrëveshjet e Brukselit.

“Ndalimi i trenit është për në kundërshtim me marrëveshjet në Bruksel dhe pajtimin e NATO’së në Kosovë. Hashim Thaci dhe Isa Mustafa e ndalën trenin me tyta të gjata pushke, dhe jo me lejen apo pajtimin e Bashkimit Europian”.

“Për çdo lëvizje të armatosur të njësive shqiptare në Veri, duhet të merret pajtimi i NATO’së dhe serbëve lokal. Dhe kjo nuk ka ndohur”.

Vucic ka thënë se ai ka dhënë urdhër që treni të mos hyjë në Kosovë, dhe e gjithë kjo sipas tij, që të mos shkaktohej gjakderdhje.

“Jemi detyruar që ta ndalim trenin që të mos shkaktojmë gjakderdhje. Nuk e di pse dikujt i pengojnë tri ngjyrat serbe dhe ikonat tona. Treni ishte dekoruar me to, po kjo mua me duket normale”, ka thënë Vucic. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë