Loading…

Thaçi dekoron tre veteranë të luftës me medalje Presidenciale

  • 06/03/2019 | 14:41

Thaçi dekoron tre veteranë të luftës me medalje Presidenciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar tre veteranë të luftës së Kosovës dhe Kroacisë me medalje Presidenciale për kontributin e dhënë, transmeton Gazeta Metro.


Tre veteranët që kanë marrë medalje Presidenciale janë Esat Çollaku, Tom Kaçinari dhe Gjer Kolgjeraj.

Thaçi në një postim në Facebook ka thënë se këta tre veteranë janë dëshmia më e mirë që liria është vlera më e rëndësishme e një populli.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

“Me Medalje Presidenciale i dekorova veteranët e luftës së Kosovës dhe Kroacisë, Esat Çollakun, Tom Kaçinarin dhe Gjer Kolgjerajn. Veprat e tyre janë dëshmia më e mirë që liria është vlera më e rëndësishme e një populli, që liridashësit e kërkojnë kudo që ata jetojnë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë