Loading…

Thaçi dekoron familjen Demaçi me Medalje Presidenciale

  • 31/07/2018 | 12:09

Thaçi dekoron familjen Demaçi me Medalje Presidenciale

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar me Medalje Presidenciale familjen e veprimtarit Adem Demaçi për kontributin e dhënë për lirin dhe pavarësinë e vendit.


“Në kuadër të kompetencave të mia dhe duke njohur kontributin tuaj si familje dhe kontributin e vet veprimtarit Adem Demaçi i cili ka qenë i burgosur për vite dhe ju i keni mbijetuar edhe kësaj situate e ndaj këtë Medalje Presidenciale për Adem Demaçin i cili është një simbol emblematik i kombit tonë”, tha ai.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin gruaja e Adem Demaçit Xhemajlia dhe familjarë të tjerë.

Adem Demaçi vdiq të enjten në moshën 82 vjeçare ndërsa varrimi i tij është bërë me nderime të larta shtetërore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë