Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron këto ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur se në Uashington ndodhet në vizitë zyrtare, dhe se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan, Donald Trump, shkruan gazetametro.net.
Thaçi ka thënë për televizionin publik se askush nga Kosova nuk është ftuar në inaugurimin e Trumpit. “Shtetet do të përfaqësohen vetëm nga ambasadorët dhe asnjë delegacion i huaj nuk ftohet të marrë pjesë – as nga Kosova, as nga vendet e tjera”, ka treguar Thaçi.
“Në ceremonitë private mund të marrë pjesë kush të dojë. Disa janë të hapura, disa me bileta deri në 500 dollarë”, ka treguar presidenti.
Thaçi po ashtu ka zbuluar agjendën e tij të takimeve në Uashington.
Ai ka thënë se në ditët e ardhshme, gjatë qëndrimit të tij në SHBA, do të takohet me zyrtarë të administratës së presidentit në largim, Barack Obama, duke përfshirë nënpresidentin Joe Biden, dhe me senatorë demokratë e republikanë. Thaçi ka thënë se në Uashington do të vërë edhe kontakte me zyrtarët e administratës së ardhshme, që do të udhëhiqet nga miliarderi Trump.
Presidenti Thaçi, foli edhe për gjendjen e Ramush Haradianjt. Ai tha se institucionet e Kosovës po bëjnë çmos që Haradianj të kthehet në Kosovë.
“Unë e kuptoj dhe ndjeje gjendjen e zotit Haradianjt, këtë gjendje e ka përjetuar edhe më herë. Raste të tilla ka pasur edhe më herët, po ato janë plotësisht akuza të paqëndrueshme, të pa pranueshme dhe duhet të ndihemi krenar që kemi luftuar për liri”, u shpreh ai.
“Të gjitha institucionet e Kosovë janë të angazhuar që Haradianj të kthehet në Kosovë”, tha ai./gazetametro.net