Loading…

Thaçi akuzohet se po përzihet në fushatë në Drenas

  • 11/11/2016 | 19:32

Thaçi akuzohet se po përzihet në fushatë në Drenas

NISMA për Kosovën ka reaguar ndaj një darke që Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thirrur me punëtoret e arsimit në Drenas, pak ditë para se në këtë komunë të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune.

Sipas NISMA’s, kjo është ndërhyrje në procesin zgjedhor, përben shkelje kushtetuese dhe është ushtrim i drejtpërdrejtë i presionit mbi mësimdhënës për interesa të PDK’së.

“Ftesa e Hashim Thaçit drejtuar punëtorëve të arsimit në Drenas përbën shkelje të rëndë të kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 83 të saj në të cilin thuhet qartë se “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës””, thuhet në komunikatën e partisë së Fatmir Limajt.

Kjo është komunikata e plotë e NISMËS PËR KOSOVËN:

Ftesa për “Darkë me Presidentin” që u është bërë punëtorëve të arsimit në Drenas është ndërhyrje e rëndë në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Drenasit.

Ftesa e Hashim Thaçit drejtuar punëtorëve të arsimit në Drenas përbën shkelje të rëndë të kushtetutës së Republikës së Kosovës, përkatësisht nenin 83 të saj në të cilin thuhet qartë se “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”.

Organizimi i një darke të tillë është ushtrim i drejtë për drejtë i presionit mbi punëtorët e arsimit për interesa partiake, përkatësisht për interesa të PDK-së, nga e cila shihet qartë se ai ende nuk është shkëputur.

Me këto veprime, “Presidenti” i Kosovës përveç që vazhdon politikën e tij të manipulimit e të mashtrimit, ai po vazhdon funksionin e presidentit të vendit ta vë në shërbim të një partie politike pra të PDK-së.

I bëjmë thirrje Hashim Thaçit që menjëherë të heqë dorë nga këto ndërhyrje të drejtpërdrejta në procesin zgjedhor.

NISMA për Kosovën

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë