Loading…

Thaçi akuzohet për shkelje të Kushtetutës

  • 11/11/2016 | 23:49

Thaçi akuzohet për shkelje të Kushtetutës

Mbrëmja e së premtes e ka gjetur presidentin e vendit, Hashim Thaçi, në një darkë me afro 700 mësimdhënës të komunës së Drenasit.

Në këtë “Darkë me Presidentin”, i pranishëm ka qenë edhe ministri i Arsimit, Arsim Bajrami.

Ky organizim vjen pikërisht në kohë zgjedhjesh në këtë komunë, pas dorëheqjes së tashmë ish-kryetarit Nexhat Demaku, i cili së fundmi është dënuar me 1 vit e gjysmë burgim.

Nisma për Kosovën ka reaguar ndaj kësaj darke, duke e cilësuar si ndërhyrje të rëndë në procesin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Komunës së Drenasit.

Kjo parti, këtë veprim të të parit të vendit e konsideron si shkelje të nenit 83 të Kushtetutës së vendit, ku thuhet se “Presidenti është kreu i shtetit dhe përfaqëson unitetin e popullit të Republikës së Kosovës”.

“Organizimi i një darke të tillë është ushtrim i drejtpërdrejtë i presionit mbi punëtorët e arsimit për interesa partiake, përkatësisht për interesa të PDK-së, nga e cila shihet qartë se ai ende nuk është shkëputur. Me këto veprime, ‘Presidenti’ i Kosovës, përveç që vazhdon politikën e tij të manipulimit e të mashtrimit, ai po vazhdon funksionin e presidentit të vendit ta vë në shërbim të një partie politike, pra të PDK-së”, thuhet në prononcimin e Nismës për Kosovën.

Por, presidenti Thaçi ka refuzuar të komentojë nëse është duke bërë fushatë.
E, as ministri Bajrami nuk ka qenë në gjendje të flasë lidhur me këtë darkë në kohë fushate.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë