Në një publikim në rrjetin social Facebook, presidenti Hashim Thaçi ka shkruar se dhënia e kodit telefonik është hap drejt anëtarësimit në organizata tjera ndërkombëtare.
“Republika e Kosovës nga sot ka një kanal të pavarur të komunikimit me botën. Dhënia e kodit telefonik, +383, do të forcojë shtetësinë e Kosovës dhe përbën një hap të madh drejt anëtarësimit në organizata të tjera të mëdha ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi, transmeton gazetametro.net
“Republika e Kosovës, nga sot, ka identitetin e vet shtetëror në fushën e telekomunikimit. Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës”. /gazetametro.net