Loading…

Thaç ofron mbështetje për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar

  • 01/12/2016 | 16:01

Thaç ofron mbështetje për Kryqin e Kuq Ndërkombëtar

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot shefin e Misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq) në Kosovë, Agim Gashin, i cili e informoi presidentin për angazhimet e këtij institucioni me theks të veçantë në çështjen e personave të pagjetur.

Presidenti Thaçi e falënderoi atë për punën shumëvjeçare të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq për të pagjeturit, por edhe për çështjet e tjera të natyrës humanitare në Kosovë dhe në rajon.

“Angazhimi juaj për të pagjeturit është i pazëvendësueshëm. E çmoj që angazhoheni njësoj për çdo person të pagjetur, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre”, u shpreh Thaçi, duke shtuar se shoqëria kosovare duhet të mbyllë kapitullin e dhimbshëm të luftës.

Ndërsa, shefi i KNKK-së në Kosovë, Agim Gashi, u shpreh se Kryqi i Kuq ka temë bosht çështjen e të pagjeturve, por nuk lë anash edhe angazhimet e tjera, veçanërisht përkrahjen e shoqatave vendore të Kryqit të Kuq.

Gashi e informoi presidentin për punën e Grupit Punues për të pagjeturit, si mekanizëm i pavarur që merret me këtë çështje që nga viti 2004.

Presidenti Thaçi, duke çmuar lart punën e KNKK-së, u shpreh se do të mbështesë punën e këtij misioni, sidomos në çështjen urgjente të personave të pagjetur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë