Hysni Rexhaj nga Gjakova, ditë më parë tha se është rrahur nga kushërinjtë e tij, mirëpo këta të fundit e kanë mohuar publikisht në rrjetet sociale, shkruan Gazeta Metro.
Hasaj tregoi në detaje momentin kur ndodhi e gjithë ngjarja. Ai po pretendon se është rrahur nga djemtë e axhës së tij. Nga dhimbjet e shumta që kishte, përmes ndihmës së shpejtë u drejtua për në spital, aty ku qëndroi për tre ditë radhazi.
Mirëpo, në një artikull që u publikua dje për rrahjen e Rexhajt, ka reaguar një familjar i tij i cili thotë se Hysni Rexhaj është mashtrues dhe gënjeshtar. Ai thotë se hapësira ku Rexhaj e ka kopshtin zoologjik është e zaptuar nga ai.
Kujtojmë, që Hysni Rexhaj nga Gjakova mban një numër të madh të kafshëve në shtëpinë e tij, të cilën tash e disa vite e ka kthyer në një kopsht zoologjik./gazetametro.net