Loading…

Tha se ia heq kapelën Vitisë për menaxhimin e pandemisë, por Gërvalla u trajtua në Gjermani

  • 02/09/2021 | 22:23

Tha se ia heq kapelën Vitisë për menaxhimin e pandemisë, por Gërvalla u trajtua në Gjermani

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, momentalisht ndodhet në Gjermani duke u trajtuar për koronavirus gjë për të cilën raportoi Metro gjatë ditës.


Gërvalla e konfirmoi këtë përmes një postimi në Facebook ku tha se ishte në ditët e fundit të karantinës, por shtoi se ishte ‘’shëndosh si molla’’.

E ishte Gërvalla ajo që para disa ditësh tha se ‘i heq kapelën’ Vitisë për menaxhimin e pandemisë, në vlugun e kritikave që mori Vitia për keqmenaxhim pasi shifrat ishin dhe vazhdojnë të jenë enorme.

Ajo përmes një postimi në Facebook pati thënë ‘’ Heq kapelen para kolegut tim, Arben Vitia.

”Me përkushtimin, profesionalizmin, zellin, modestinë dhe qetësinë që e karakterizojnë, Arben Vitia menaxhoi në mënyrë shembullore sfidat me të cilat u ballafaqua Kosova gjatë pandemisë. Shumë nga afër i kam përcjellur betejat e tij të shumta, të vogla dhe të mëdha, në Kosovë dhe jashtë saj, për sigurimin e vaksinave kaq të nevojshme për Kosovën’’, pati shkruar Gërvalla.

Por kryediplomatja zgjodhi Gjermaninë për t’u trajtuar nga koronavirusi, pavarësisht ‘’gjendjes së mirë’’ që ajo e paraqiti kur thuri lavde për Vitinë.

‘’ Ndodhem tashmë në ditët e fundit të karantinës si pasojë e infektimit me Covid19 dhe jam shëndosh si molla, duke punuar çdo ditë me shumë vullnet për të përfunduar së paku një pjesë të punëve të shumta që na presin. Falë vaksinës së marrë, kam pasur fatin të mos ballafaqohem me komplikime të rënda’’,shkroi sot Gërvalla, në njoftimin se është infektuar pavarësisht se mori dy dozat e vaksinës, të cilat  e ndihmuan ta kalonte me lehtësi.

Por ajo që bie në sy është mospërputhja e dy deklaratave nga kryediplomatja Schëarz, ku në njërën nga to lavdëron situatën aktuale derisa në tjetrën tregon se trajtimin për këtë virus është duke e marrë diku tjetër.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, po vazhdon të kritikohet për gjendjen aktuale me pandeminë pasi shifrat e rasteve pozitive dhe viktimave vazhdojnë të jenë shqetësuese./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë