Tre policë janë suspenduar nga puna, të cilët dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një vajzë në mesnatën e 15 tetorit, përcjell Gazeta Metro.
Ndërkaq, siç raporton Kallxo.com, bazuar në burimet nga Prokuroria, tre policët e dyshuar ia kishin kërkuar Snapchat-in vajzës dhe e kishin udhëzuar të shkonte rrugës për në Çagllavicë, duke i ofruar kështu marrëdhënie seksuale në grup.
Megjithatë, sipas Kallxo.com, vajza kishte lajmëruar tezen e saj, e cila është police, dhe ia kishte treguar të gjithë ngjarjen.
Tezja e vajzës pastaj e ka denoncuar të gjithë rastin në Policinë e Kosovës.