Loading…

Teuta Rugova edhe një ‘thikë pas shpine’ për LDK’në

  • 05/09/2018 | 20:36

Teuta Rugova edhe një ‘thikë pas shpine’ për LDK’në

Edhe sot deputetja e LDK’së, Teuta Rugova ka dalë kundër qëndrimeve të partisë që i takon.


Derisa partia e saj po marrin pjesë në seancën e thirrur si opozitë për të votuar një rezolutë që kundështon çfarëdo marrëveshje që cenon territorin e vendit, deputetja Rugova mungon, transmeton Gazetametro.net.

Ndërkohë, dje kur Kuvendi i Kosovës kishte thirrur seancë të jashtëzakonshme lidhur me shqyrtimin e propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e ekipit negociator për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, seancë kjo që u bojkotua nga opozita, e vetmja që mori pjesë ishte deputetja e LDK-së, Teuta Rugova.

Lidhur me këtë veprim të saj pati reagime nga e gjithë partia, madje u fol edhe për përjashtimin e saj për shkak të këtyre gjesteve kundër LDK’së./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë