Loading…

Tetë lojtarë brazilianë nuk mund të paraqiten në Premier Ligë këtë vikend

  • 08/09/2021 | 14:57

Tetë lojtarë brazilianë nuk mund të paraqiten në Premier Ligë këtë vikend

Emrat e njohur si Alisson Becker, Fabinho, Roberto Firmino, Gabriel Jesus, Ederson dhe Fred nuk do të jenë të gatshëm këtë vikend për klubet e tyre përkatëse në Premier Ligë.


Liverpooli, Manchester City dhe Manchester United do të jenë pa disa nga yjet e tyre këtë vikend, pasi raportet mes klubeve angleze dhe Federatës së Brazilit kanë eskaluar, përcjell KosovaPress.

Siç raportohet nga “Goal”, FIFA ka informuar klubet se rregulli “pesë-ditorë” është aktivizuar nga Federata e Brazilit, duke ua ndaluar tetë lojtarëve nga pesë klube të ndryshme të paraqiten këtë vikend.

Treshja e Liverpoolit Alisson Becker, Fabinho dhe Roberto Firmino përfshihen këtu, së bashku me dyshen e Manchester Cityt Gabriel Jesus dhe Ederson, mesfushorin e Manchester United Fred dhe yllin e Leeds United Raphinha.

Nëse klubet në fjalë dështojnë të bashkëpunojnë në bazë të kësaj rregulle është bërë e ditur që do të pasojnë ndëshkime, ku një ndër to do të jetë edhe mbyllja e ndeshjes dhe pikët shkojnë te kundërshtari i tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë