Loading…

Terroristi i kërkuar nga Mali i Zi fotografohet në Beograd

  • 13/12/2016 | 18:38

Terroristi i kërkuar nga Mali i Zi fotografohet në Beograd

Nemanja Ristiq, për të cilin është shpallur fletë i kuq arresti ndërkombëtar i Interpolit, për shkak të dyshimit se është njëri nga organizatorët e sulmit të dështuar terrorist në Mal të Zi, në Beograd është fotografuar pranë shefit të diplomacisë ruse Sergej Lavrov.

Lavrov të hënën, pasi me ministrin serb për Punë e çështje të luftës, Aleksandar Vulinin, ka vënë kurora në varret e Çlirimtarëve të Beogradit në Luftën e Dytë Botërore, është fotografuar me pjesëtarë të organizatës djathtiste Zavetnici (Besatarët) . Në mesin e tyre mund të shihet edhe Ristiq, njofton televizioni N1.

Zyra qendrore kombëtare e Interpolit në Podgoricë në fillim të muajit ka shpallur fletë arrestin e kuq për Ristiqin me dyshimin e se është njëri nga organizatorët e krijimit të grupit kriminal që kishte planifikuar kryerjen e aksioneve terroriste në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi.

Krahas Ristiqit, në fletë arrest janë edhe shtetasit e Serbisë Predrag Bogiçeviq dhe Milosh Jovanoviq si dhe shtetasit rusë Eduard Sirakov dhe Vladimir Popov.

Ristiqi e kishte kërcënuar me vdekje, pushkatim, edhe ambasadorin amerikan në Beograd Kyle Scott si dhe zyrtarë e gazetarë nga Serbia.

Pas kësaj, një Gjykatë në Beograd kishte kërkuar mjekimin e tij te psikiatri.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë