Loading…

Terroristët e Hamas detyronin familjet të shikonin përdhunimin dhe torturën e më të dashurve të tyre 

  • 21/02/2024 | 16:35

Terroristët e Hamas detyronin familjet të shikonin përdhunimin dhe torturën e më të dashurve të tyre 

Raporti i Shoqatës së Qendrave të Krizës të Dhunimit në Izrael ka përpiluar raport të provave të dëshmitarëve okular të masakrimit dhe përdhunimit të kryer ndaj civilëve izraelitë nga terroristët islamistë të Hamas me 7 tetor, transmeton Gazeta Metro.


(Vërejtje: Ky raport përshkruan detaje tronditëse të krimeve sadiste).

Gazeta izraelite The Jerusalem Post, ka raportuar për përmbledhjen e dëshmive të organizatës izraelite pas analizës të dëshmive publike dhe konfidenciale, intervistave me viktima, respodentët e parë dhe dëshmitarë të përdorimit të dhunës seksuale si mjet lufte nga organizata terroriste Hamas.

Ky raport i është dorëzuar autoriteteve të OKB njoftoi organizata.

“Organizata terroriste Hamas zgjodhi strategjinë e dëmtimit të Izraelit në dy mënyra të qarta – kidnapimi i qytetarëve dhe kryerja e krimeve sadiste seksuale” Heshtja do të kujtohet si një njollë historike për ata që vendosin të qëndrojnë të tillë dhe mohojnë krimet seksuale të kryera nga Hamas”.

Raporti ka zbuluar se Hamas ka kërcënuar viktimat, shpesh ka plagosur gratë, me armë ashtu që t’i përdhunojnë keqas, shpesh nga grupe të ndryshme terroristësh. Partnerët, familjarët dhe miqtë ishin detyruar të shikojnë “për të shtuar dhimbjen dhe poshtërimin e të gjithë të pranishmëve”.

Shumica e viktimave të sulmuar seksualisht nga terroristët e Hamas, ishin vrarë më pas, e disa prej tyre edhe gjatë akti. Të tjera viktima u gjetën të vdekur më pas, gjenitalet e të cilëve ishin gjymtuar jashtëzakonisht ose nga penetrimi me armatim.

Shkalla e krimeve seksuale të kryera nga Hamas me gjasë asnjëherë nuk do të mësohet, shkruan The Jersualem Post. Raporti theksoi se nuk mund të ofrojë masë numerike të shkallës së dhunës seksuale të kryer nga Hamas, “shumica e të cilëve rezultuan me vdekjen e viktimave, duke e bërë të pamundur shtrirjen e plotë”.

Sulmet seksuale ka ndodhur kryesisht në katër lokacione kryesore: Në festivalin Nova, në vendbanimet kibbutz, në baza të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit dhe në burgim.

Sulme të tmerrshme seksuale janë raportuar n¡ disa raste nga dëshmitarë okularë dhe ekipet e reagimit në festivalin Nova, përfshi përdhunime në grup. Në kibbutz, gra dhe vajza njëlloj janë sulmuar brutalisht, përfshi së paku një rast ku thika ishte fshehur në organin gjenital të njërës prej viktimave. Ushtarët në bazat e pushtuara të IDF ishin viktima të dhunës seksuale poashtu, ku kishte indikacione të qarta në trupat e tyre. Pengjet e kthyera nga Gaza kanë zbuluar dhunë seksuale groteske ndaj pengjeve gjithashtu.

“Derisa plagët në zemrat tona refuzojnë të shërohen, e shpirtrat e motrave dhe vëllezërve tanë çirren drejt nesh nga thellësia e tokës, ndërsa një pjesë e madhe e atyre që konsiderohen partnerët tanë reaguan me heshtje dhe mohim të këtij tmerri” shkruajnë autorët e raportit Dr. Carmit Klar-Chalamish dhe Noga Berger. “Ju bëjmë thirrje që të ngrini zërin për të mos lejuar klithmat e këtyre viktimave të shuhen”./gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë