Loading…

Tërmkolli për VV’në: Nuk është çudi që VV’ja të hedh gaz lotsjellës sot, vetëm këtë dinë ta bëjnë

  • 26/12/2019 | 12:44

Tërmkolli për VV’në: Nuk është çudi që VV’ja të hedh gaz lotsjellës sot, vetëm këtë dinë ta bëjnë

Ish-deputetja e LDK’së, Melihate Termkolli, po i cilëson si shantazh ndaj popullit deklaratat e zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ju kujtoi atyre se nuk mund t’i ikin përgjegjësisë dhe shantazhi dhe përdorimi i frikës është i papranueshëm, transmeton Gazeta Metro.


Teksa ka përmendur një intervistë të deputetit të zgjedhur të VV’së, Haki Abazi, dhënë për T7, Tërmkolli ka thënë se deklaratat e tipit se të gjithë do të largohen nga Kosova në rast se nuk qeveris Vetëvendosje janë deklarata marksiste-leniniste.

Sipas saj një qasje e tillë nga Vetëvendosje është e rrezikshme, duke thënë se partia që drejton Albin Kurti duhet të kuptojë përgjegjësitë që ka marrë nga zgjedhjet e 6 tetorit.

“Përdorimi i frikës për zbrazje të Kosovës, si atu për një pushtet absolut, është e rrezikshme dhe e papranueshme. Zbrazja tanimë mund të rritet në radhë ta parë për shkak të paaftësisë së VV-së për formimin e institucioneve. Përtej euforisë dhe shantazheve, është koha që VV të kuptojë përgjegjësitë e saj në situatën e tanishme, si përgjegjësja kryesore për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 6 Tetorit 2019”, ka shkruar Termkolli.

Ndër të tjera Termkolli ka thënë se nuk është çudi nëse Vetëvendosje hedh gaz lotsjellës edhe në seancën e sotme. Sipas saj partia e Kurtit vetëm një gjë të tillë di ta bëjë./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë