Deputetja e LDK-së, Melihate Termkolli ka thënë se rezultatet në testin PISA, ka treguar politika arsimore e Qeverisë së Kosovës e jo nxënësit.
Termkolli ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e ka prioritet arsimin e aq më pak Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Ajo e ka quajtur ministrin Bajrami, demagog i cili siç ka thënë, po i konsideron deputetët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës injorantë.
“Problem është tek politika arsimore në përgjithësi. Politika arsimore është reduktuar në menaxhim teknik të arsimit dhe jo në politikë arsimore. Rezultat në PISA ka treguar politika arsimore në Kosovë jo nxënësit tanë. Ata janë më të pafajshmit në këtë aspekt. Ministri tha se nëse sot bëhet një test tjetër, atëherë rezultati do të dalë më i mirë. Ministri a po na mendon kaq injorantë neve që rezultati për dy tre muaj të dalë më i mirë. Çfarë u bë për këta muaj. Nuk e ka qeveria prioritet arsimin po as vetë MAShT nuk e ka prioritet arsimin”, tha Termkolli.